Kush jemi ne?

Ne e dimë se shumica nga faqet e internetit e kanë këtë ,,bla, bla, bla’’ faqe.
Por gjithçka që do të lexoni këtu është e vërtetë.
Qëllimi ynë është të ndërtojmë një qendër në të cilën do të keni mundësi të gjeni veshje për meshkuj nga pasarelat botërore të modës me cilësi më të mirë dhe me çmime më të volitshme, kuptimisht të arritshme për të gjithë.
Optimiste apo jo?
Gjithkush din se ,,baza prodhuese” më atraktive në fillimin e shekullit 21 u bë Kina, kështu që edhe ne vendosëm ta fillojmë këtë ,,mision’’ tonin pikërisht atje dhe t’a studiojmë pazarin e saj. Pas një studimi të kryer arritëm në konkluzionin se i gjetëm çmimet e arritshme dhe modelet më të reja të konfeksionit për meshkuj. Por, na mungonte edhe diçka tjetër – Cilësia dhe materialet natyrore. Kështu që studimi ynë në Kinë përfundoi pikërisht këtu.
Por kërkimi nuk mbaroi aty, ne ndaluam në Turqi, vendi i tregtimit. Ai ishte vendi real për ne. Modele, cilësi, çmime të arritshme dhe materiale natyrore, gjerësisht gjithçka për të cilën ne kishim nevojë. Fabrikat që krijojnë dhe qëndisin për brendet më të mira botërore tani të njëjtën gjë e bëjnë edhe për ne. Aty krijuam brend, i cili ka për qëllim të jetë më i suksesshëm në trendin e modës për meshkuj, jo vetëm në Shkup por edhe në të gjithë Maqedoninë. TIVES ka pasion për cilësi, dëshirë për perfeksion, ka bërë shumë përpjekje dhe i ka kushtuar vëmendje detajeve, gjë që bën këtë brend të jetë në majë. TIVES ka vizion që t’i drejtojë klientët e tij t’a ndjejnë ndryshimin dhe kënaqësinë që do ta fitojnë nga materialet natyrore perfekte dhe modelet më të reja të krijuara nga dizajnerët më të mirë.
Dhe kështu më 2010 filluam t’a zhvillojmë ,,RRJETIN’’ e agjentëve, firmave me të cilët bashkëpunojmë dhe kemi ,,logjistikë’’ e cila mund t’i përgatisë produktet për dërgesë dhe t’i dërgojë te ne në afat kohor sa më të shkurtër.
Tani e gjitha kjo është e disponueshme për klientët tanë, të cilët do të guxojnë të dallohen nga të tjerët.
TIVES për meshkuj me pasion real drejt jetës.

za_nas_tives
za_nas_tives_1
za_nas_tives_2
za_nas_tives_3

Twitter Tives

Instagram Tives

tives-moda